Deputeti i PDK-së: Benzemes munden me ja kalu veç Vjosa e Bini me autogola në politikë të jashtme

Mbrëmë sulmuesi francez, Karim Benzema ishte edhe njëherë protagonist i ndeshjes Real Madrid – Chelsea, duke dëshmuar formën perfekte që po kalon. Ai shënoi tre gola duke i sjellë komoditet të madh Real Madridit, e figurën e tij deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati e ka lidhë me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Kastrati shkruan:

Miq,

une nuk jam per Real Madrid ama ky eshte  SUPER BENZEMA. ….i dha dy supergola per dy minuta…. FENOMENAL….ketij veç Vjosa e Bini munden me ja kalu me super autogola ne politike te jashtme…. kur eshte futbolli i bukur na jep super emocion miq.

Kujtojmë se Kastrati në të kaluarën kishte përdorur gjuhë denigruese ndaj presidentes Osmani, ku më pas UP-ja e kishte dërguar këtë çështje për trajtim me prioritet në Këshillin e Etikës.