Deputeti i Parlamentit të Shqipërisë del pozitiv me koronavirus

Deputeti Adriatik Alimadhi është konfirmuar pozitiv me koronavirus. Lajmi është konfirmuar vetë nga deputeti, i cili ka postuar në rrjetin social Facebook një foto nga shtrati.

E infektuar gjithashtu është edhe bashkëshortja e deputetit Alimadhi. Ai e ka marrë përgjigjen si pozitiv më datë 24 mars dhe që prej asaj ditë është vetëkarantinuar në shtëpi.