Deputeti i Merkelit: I lumtur që LDK nuk hyri në koalicion parazgjedhor

Deputeti gjerman nga radhët e CDU-së, Peter Beyer, ka thënë se është i lumtur që LDK nuk ka bërë koalicion parazgjedhor me ndonjë parti sepse nuk e ka të nevojshme.

Ai kështu ka thënë para gazetarëve, pas takimit me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën, duke shtuar se i është gëzuar nominimit të Vjosa Osmanit për Kryeministre.

“Jam shumë i lumtur të jem këtu sepse ndjehem si pjesë e familjes. Ne si CDU e mbështesin LDK-në si një prej partive më të forta në Kosovë dhe dëshiroj që kjo parti të ecë përpara”.

“Jemi të vetëdijshëm për një kohë shumë sfiduese që na pret përpara – posaçërisht kur në qendër qëndron korrupsioni dhe krimin i organizuar. Këto janë temat që ne duhet t’i diskutojmë”.

“Dëshiroj t’i jap edhe dy porosi para pyetjeve. Vërtetë është gjë e mirë që në Kosovë kemi një parti si LDK-ja. Një parti e madhe që vendosi ta nominojë një kandidate si Vjosa Osmanin”.

“Ne vërtetë jemi të lumtur që LDK nuk ka hyrë në koalicion parazgjedhor me ndonjë parti tjetër sepse nuk e ka të nevojshme”.

loading…