Ka filluar protesta e serbëve në veri të Mitrovicës. Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve janë mbledhur në sheshin “Car Llazar”.
Kjo protestë është organizuar nga serbët lokal siç thonë “gjendjen e rëndë në Kosovë”, raporton Ballkani,info.
Të pranishëm në këtë protestë është edhe deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq dhe ish-deputeti Slavko Simiq. Prezentë është edhe kryetari i “Partisë së Serbëve të Kosovës”, Aleksandar Jabllanoviq. /Ballkani.info/







