Deputeti i LDK’së zhytet në ujë për t’i ndihmuar bashkëfshatarët pas përmbytjeve

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj, u ka dalur në ndihmë bashkëfshatrëve  në fshatin Piranë pas përmbytjeve nga shiu, ku pësuan dëmë të mëdha.

Ukaj, me të parë gjendjen e jashtëzakonshme nga moti në fshatin Piranë në Prizren, ai doli të takoj bashkëfshatarët e tij për t’i parë se në çfarë gjendje janë. Madje i njëjti hyri mes për mes ujit.

Kujtojmë, që në Kosovë qe tri ditë, po mbretëron mot i ligë i shoqëruar me reshje të shiut dhe brëshër, gjë e cila ka shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi.

Ky mot ka bërë që shumë rrugë, veçmas ato në zonat rurale të përmbyten nga uji, si në fshatin Piranë në Prizren.