Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Krenar Xhaferi para fillimit të seancës së 44-të konstituive, deklaroi se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje një gjë themelore nuk e kanë kuptuar.
Që në demokraci pa stabilitet politik nuk ka as stabilitet ekonomik dhe ecje të vendit përpara. Ai dha edhe propozimet se si të dilet nga kjo situatë, e që sipas tij janë shumë të thjeshta.
“Unë kujtoj që situata për me dalë është shumë e thjeshtë, ose kthehemi tek votimi fillestar, pra votimi i hapur, ndrrohet kandidatura, ka vullnet nga partitë politike për me dalë nga kjo situatë politike. Apo kur nuk ke numra apo marrëveshje politike apo kthehemi tek qeverisja e përgjithshme, pra uniteti, atë që e ka propozu LDK, që të qetësohemi politikisht dhe me një mision 7-8 mujor, deri tek zgjedhjet e reja, në kuptimin e asaj që të dalim nga ky ngërç politik të mendojmë për vendin tonë të ecim ekonomikisht, t’i rehabilitojmë relacionet me miqtë tanë dhe të kthehemi në një situatë normale politike”, deklaroi ai.







