Deputeti i LDK-së: Nëse shkojmë në koalicion me VV-në, ne do t’i prijmë listës

Deputeti i LDK-së, Naser Rugova i ftuar në emisionin Frontal në T7 ka treguar se i kujt do të jetë kandidati për kryeministër, në rast se partia e tij e Lëvizja Vetëvendosje vendosin që të shkojnë së bashku në zgjedhje.

Rugova tha se kreu i VV-së Albin Kurti nuk është kandidat i përbashkët, duke shtuar se kandidati do jetë nga LDK.

“Nëse do të ketë lëvizje deri atëherë, LDK dhe VV do të dalin me një listë të përbashkët. E listës do i prijë LDK”, ka thënë ai.

Kujtojmë se dy ditë më parë, kreu i LDK’së Isa Mustafa dhe ai i VV’së, Albin Kurti u takuan të vetëm në një restorant në kryeqytet.

Ndërkohë, LDK dhe Vetëvendosje ka kohë që kishin filluar bashkëpunimin për rrëzimin e Qeverisë e edhe takime për koalicione të mundshme.

Më 22 gusht është caktuar seanca për shpërndarjen e Kuvendit.

loading…