Deputeti i LDK-së: Kadri Veseli marksist-leninisti i fundit në Ballkan

Sot po mbahet seanca ku po diskutohet rezoluta e opozitës që ndalon diskutimin e kufijve të Kosovës në bisedimet Kosovë-Serbi.

Kryeparlamentari Veseli, ka akuzuar LDK-në si “parti komuniste”, raporton Ballkani.info.

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli e ka quajtur kryeparlamentarin, Veseli si marksist-leninistin e fundit në Ballkan.

Postimi i fundit i Avdylit

Edhe këtë e dëgjova nga Kadri Veseli që ai si marksist Leninisti i fundit në Ballkan ti jep vetes te drejtë të quaj LDK-në parti komuniste dhe njerzit e saj komunista. LDK ishte parti e parë në Ballkan që e rrezoi komunizmin, derisa ky dhe soji tij kane harruar se janë përshendetur deri vonë me grusht si Xhaxhi Enver e shoku Stalin.

Subjektet politike kosovare shpesh kanë akuzuar njëra tjetrën për bindje në ideologjinë marksiste-leniniste. /Ballkani.info/