Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli: Agim Veliu po bënë fushatë të bëhet me Hashim Thaçin e PDK-në

Deputeti i LDK-së Haxhi Avdyli ka qenë i ashpër me nënkryetarin e LDK-së, Agim Veliun.

Avdyli ka thënë se Veliu nuk mund t’ia tregoi askujt derën, sepse sipas tij, ai me këto veprime po mendon që është në komunë, dhe mund të veprojë si të dëshiron.

Avdyli madje ka thënë se Veliu është duke bërë fushatë kundër Vjosa Osmanit dhe tij, me arsyen që të bëhet sërish bashkë me Hashim Thaçin dhe PDK-në.

“Fushata denigruese, duke thënë se Vjosa Osmani ka qenë përkthyese e Thaçit. Po ashtu më kanë akuzuar mua kishe kam qenë anëtar i PDK-së, prandaj unë i bëj thirrje atij dhe shokëve të tij që janë në PDK, veçanërisht shokëve të Hashim Thaçit… Kjo mënyrë e shpalljes së armiqve dhe kjo mënyrë për të barazuar secilin me ata që mendojnë ndryshe e ka vetëm një arsye, kjo arsye është qe me tregu kinse të qytetarët, se shikoni ne jemi krejt njëjtë. Këta kanë qenë anëtar i atyre, ky ka qenë përkthyes i atyre, dhe ne jemi njëjtë dhe edhe nëse shkojmë bëhemi prapë me Hashim Thaçin, edhe ata kanë qenë ashtu”, ka thëne Avdyli per T7.