Çmimet

Deputeti i LDK-së: Çmimet po rriten, qytetarët po varfërohen

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka thënë se çmimet po rriten, derisa qytetarët po varfërohen.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se shporta e konsumatorit po pakësohet për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore.

“Çmimet po vazhdojnë të rriten e qytetarët të varfërohen. Rriten çmimet e produkteve ushqimore, gjersa çdo ditë po pakësohet shporta e konsumatorit.” – ka thënë ai.

Sipas tij, pushteti nuk e ka marrë asnjë masë në lidhje me këtë.

“Mbi gjysma e familjeve në Kosovë as që po munden me përballu shpenzimet ditore, ndërsa Qeveria e ka braktisur popullin plotësisht.” – ka shkruar Zemaj në fund.