Deputeti i LDK-së: Agim Veliu e ka poshtëruar Vjosa Osmanin dhe e kanë përjashtuar në fund

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka thënë se duhet një reformë brenda subjektit të cilit i takon.

Ai ka thënë se Vjosa Osmani është përjashtuar padrejtësisht nga pozitat udhëheqëse në parti pasi mendonte ndryshe dhe se është poshtëruar nga një grup brenda LDK’së.

“Me të vërtetë ka njerëz të mirë dhe i kanë japur këtij vendi. Por nesër nuk mund të marrin vendime dhe të jenë vetvetja. Agim Veliu e ka poshtëruar Vjosa Osmanin. Vjosa Osmani jo vetëm që është përjashtuar por edhe poshtëruar publikisht. Ajo është poshtëruar vetëm që është grua. Është përjashtuar në mënyrë më të çuditshme që nuk ka ndodhur në botën demokratike”, ka thënë ai.