Deputeti i kuvendit të Kosovës që u arrestua sot në Prizren, dyshohet për gjuajtje me armë zjarri

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rasim Demiri është arrestuar sot nga Policia e Kosovës.

Burime të Gazetës Metro konfirmojnë se Demiri ka gjuajtur me armë sot rreth orës 17:00 në Prizren

Detaje të tjera rreth kësaj ngjarje nuk dihen ende, ndërsa pritet që policia të dal me një njoftim.

Ndryshe, Demiri është kryetar i koalicionit Vakat.

Ai po ashtu ka qenë ministër gjatë kohës kur në krye të Qeverisë ka qenë Ramush Haradinaj.