Deputeti i AAK’së: Serbia kurrë nuk ka qenë më e pushtetshme në Kosovë, sa gjatë qeverisë Kurti

Deputeti i AAK’së, Gazmend Syla ka deklaruar se për tre muaj të qeverisë Kurti, Serbia kurrë nuk ka qenë më e pushtetshme në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë.

Syla thotë se falë qeverisë Kurti, Serbia e ka ngritur dukshëm imazhin e saj në botë.

“- U nxit urrejtje ndërshqiptare deri në thirrje për vëllavrasje. Shumë aktivistë të VV-së tënde e deri në kryetar komune, u intervistuan nga policia për këtë shkak. Fal jush, klima politike në vend, kurrë nuk ka qenë më e acaruar.

– U fye Lufta Çlirimtare dhe UÇK-ja, Dëshmorët dhe Martirët, në mënyrë të paparë këto dy dekada.

– Raporti me SHBA e shtetet mike nuk mbahet mend të ketë qenë në pikë më të ulët”, ka shkruar ai.