Deputeti i AAK’së pas reagimeve për Enis Qerkën, ia kujton LVV’së raportimet për laboratorët e drogës

Deputeti i AAK’së, Shkumbin Demalijaj ka thënë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës se Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi nuk duhet të kritikohet për emërimin e Enis Qerkës si këshilltar të tij.

Demalijaj në seancën e sotme ka thënë se ata që e kanë kritikuar ministrin Selimi për këshilltarin, ende nuk i kanë dhënë përgjigje presidentit Hashim Thaci për laboratorët e drogës.

“Na i tha dikush ministrit për një këshilltar, hala nuk I keni dhënë përgjigje presidentit Thaci për laboratorët e drogës që kanë qenë njerëz të afërt me Ministren e Drejtësisë”, ka thënë Demalijaj.

Kjo deklaratë e tij vjen pas akuzave gjatë Qeverisë Kurti për ish’ministren Albulena Haxhiu sipas të cilave raportime, e njejta kishte pasur në kabinet persona që kanë lidhje të afërta me disa pronarë të laboratorëve të drogës.