Deputeti i AAK’së i infektuar me Covid-19: Ky virus nuk është hajgare

Deputeti i AAK’së, Gazmend Syla ka treguar për simptomat që ka pasur si pasojë e infektimit me koronavirus.

Syla përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se po trajtohet në shtëpi, por se ky virus nuk është shaka.

“Ndjejë keqardhje dhe dhimbje për të gjithë ata që humbën më të dashurit dhe ju uroj shëndet të prekurve nga kjo derxhë. Uroj që kjo një ditë të kaloj.Miq dhe dashamirë,E kemi për obligim të mbajmë maskën dhe të respektojmë distancën e duhur.Sikurse çdo vështirësi, edhe kjo do të kalojë.”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i tij:

Te dashur miq,Sot po hyj në javën e dytë të vetizolimit pasi nisa të kem simptoma të Covid-19. Tash e sa kohë jam duke u trajtuar në shtëpi, dhe dukshëm më mirë seç isha. Djersitje, ethe, temperaturë dhe dërrmimi më përcolli për ditë të tëra.Ky virus nuk është hajgare!.

Ndjejë keqardhje dhe dhimbje për të gjithë ata që humbën më të dashurit dhe ju uroj shëndet të prekurve nga kjo derxhë. Uroj që kjo një ditë të kaloj.Miq dhe dashamirë,E kemi për obligim të mbajmë maskën dhe të respektojmë distancën e duhur.Sikurse çdo vështirësi, edhe kjo do të kalojë