Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demalijaj, ka shfrytëzuar rrjetin social Facebook për të reaguar lidhur me masat e reja të Qeverisë.

Ai ka ironizuar me vendimet e ministres Hajdari, ku në vendimet e saja përmende gjëra që nuk ekzistojnë në Kosovë, si porte detare, shkruan Ballkani.info

Ky është postimi i plotë, pa ndërhyrje i deputetit Demalijaj:

Në bazë të listës së veprimtarive të lejuara dhe të ndaluara, qeveria e Kosovës ka vendosur si në vijim:
Lejohet:
1. Nxjerrja e naftës
2. Peshkimi në det të hapur
3. Rritja e deveve
4. Prodhimi i armëve
5. Prodhimi i aeroplanëve dhe anijeve kozmike
6. Prodhimi i lokomotivave

Ndërsa, ndalohet ndërtimi i rrugëve, kanalizimeve, shkollave, ambulancave, punimi i tokava bujqesore,blegtoret dhe kullosat etj.