Deputeti i AAK-së: Reciprocitetin që po e proklamon Kurti, Haradinaj e vendosi në nëntor të 2018

Deputeti i AAK-së, Gazmend Abrashi mbrëmë ishte i ftuar në Klan Kosova ku foli për situatën politike pas rrëzimit të Qeverisë, si dhe efektet e heqjes së taksës nga ana e Qeverisë në detyrë.

“Sot Kosova ka kapitulluar para Serbisë. Qeveria paraprake ka krijuar një materie dhe e ka krijuar një sensibilizim dhe Serbia u gjunjëzua. Kosova e ka pasur rastin ta negociojë taksën se si ta heq“, deklaroi Abrashi.

Ai shtoi se reciprociteti është një kundërvlerë e taksës së vendosur nga Qeveria Haradinaj.

“Taksa u hoq me një kundërvlerë që quhet reciprocitet. Zyrtarët e VV-së nuk dijnë se çka është reciprociteti. Marrëveshja e BE-së e nënshkruar në Bruksel në vitin 2013-të paraqet reciprocitet. Instruksionet që iu ëshët dhënë Doganës është identike sikur masat që i kemi marrë ne. Dmth iu është thënë që ti shikojnë certifatat e mallit dhe ato fitosanitare dhe nëse janë certifikata të CEFTA-s ato mund të hyjnë”, shtoi ai.

Deputeti i AAK-së theksoi se me këtë Kosova po ia ofron Serbisë një treg prej 500 milionë eurosh.

“Kosova po iu ofron një treg prej 500 milionë eurove që më herët se ka pas. Qeveria e Serbisë ka përgatitur grante për kompanitë që janë me eksport në Kosovë. Këto kompani do ta kaplojnë Kosovën. Këto mallra do të depërtojnë  brenda Kosovës“.

“Sot orientimi është në grurë edhe në miell. Pasojat që ne veq i kemi tani nga Covid-19 do ti kemi akoma edhe më të mëdha. Problemi më i madh del me mullistët dhe furrtarët. Kur kemi pasur nevojë për keta i kemi pasur aty, ndërsa tani ua kemi mbyllur derën dhe e kemi vendosur“, përfundoi Abrashi.