Deputeti i AAK-së, Milaim Zekës: S’jemi fundamentalisë por shtet laik

Po vazhdon seanca e jashtëzakonshme edhe në orët e vona e thirrur nga LDK dhe LVV lidhur me mosliberalizimin e vizave.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj po mban fjalim në Kuvendin e Kosovës.

Ai filloi duke u referuar deklaratës së Milaim Zekës i cili tha se BE-ja po e dënon popullin e Kosovës për shkak të përkatësisë fetare myslimane.

“Disa duan të na paraqesin fundamentalist, por ne jemi shtet laik. Disa dalin në zgjedhje dhe bëjnë be ‘pasha Kur’anin’, duke manipuluar me ndjenjat e besimtarëve”, tha ai.

Poashtu Demaliaj foli dhe për suksesin e Qeverisë Haradinaj.

“Opozita po tenton t’i pengoj sukseset e Kosovës me mënyrat e tyre. Ne kemi arritur shumë suksese mandje nuk brengosemi për zgjedhje”, tha ndër tjerash Demaliaj.

Më tutje deputeti i AAK-së tha se rreth Demarkacionit të mos brengosemi.

“As për Demarkacion mos u brengoseni. Shpejtim Bulliqi eksperti më i madh i prin komisionit, ju e dini marrëveshjen tone me Malin e Zi”.

Seanca po vazhdon pëderisa ora po shënon 1 e mesnatës. /Ballkani.info/