Deputeti i AAK-së: Albin, a do t’i dërgoni ju fëmijët tuaj në shërbimin ushtarak në Kosovës?!

Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj ka reaguar pas deklaratës së Albin Kurtit në seancën e sotme të Kuvendit, ku tha se shërbimi ushtarak në Kosovë do të bëhet i detyrueshëm.

“Unë me shumë se nder e kam t’oi dergoj fëmijtë e minë shërbimin ushtarak të Kosovës! Por, ju Albin Kurti si Kryeministër në ardhje a do t’i dërgoni fëmijtë tuaj në shërbim në Kosovë? Ne kemi ushtri profesionale dhe tepër të pergatitur!”, ka shkruar Selmanaj, transmeton Ballkani.info.

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti para deputetëve dhe qytetarëve duke paraqitur programit e tij qeverisës tha se ata do të jenë qeveri e kursimit.

“Do të jemi qeveri e kursimit të parasë publike, para meje do të jenë 15 ministra dhe jo 22 sa ka qenë më herët. Pra më pak shpenzime në poste. Do të jemi qeveri e zhvillimit ekonomik dhe punësimit”, tha ai.Kandidati për kryeministër tha se do të bëjnë shërbimin ushtarak të detyrueshëm prej tre muajsh, si dhe do të iniciojnë dënimin e krimeve të luftës. /Ballkani.info/