Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka treguar në Debat Plus se si është takuar me Fatmir Shehollin, të cilin ia përmendi kryeministri Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës.

“Ju mund ta ndihmini shtetin e Kosovës dhe unë kam një kërkesë për ju, mos e tako Fatmir Shehollin”, kishte thënë Kurti në Kuvend.

Berisha tha se Shehollin e kishte takuar rastësisht në Drenicë.

“Do luftëtarë të mi në Drenicë janë takuar në një klinikë dentare me Fatmiri, tani jemi parë dhe jemi njoftuar”, tha ai.

@ballkani.info Albin Kurtin – Hisen Berishës: Ju mund ta ndihmoni shtetin e Kosovës duke mos e takuar Fatmir Shehollin, veç mos rri me Fatmir Shehollin bashkëpunëtorin e Serbisë #albinkurti #fatmirsheholli #hisenberisha #kuvendi #kosova #serbia #ballkaniinfo #uçk #levizjavetevendosje #albania #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #shqip ♬ original sound – Ballkani.info

Berisha tutje tha se nuk e njeh aspak atë.

“Nuk njihem, kurrë në jetën time”, tha Berisha.

Deputeti Berisha tha se kryeministri Kurti me ato deklarata ia ka vënë në rrezik jetën Shehollit.

“Një kryeministër që e vë në rrezik jetën e një qytetari të lirë, që s’ka pasur akuzë, s’është dënu, s’është normale me bë”, tha ai.