Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Abrashi, është takuar me një grup të rinjësh nga Forumi Rinor i AAK-së.
Këta të rinj nga Mitrovica, kryesoheshin nga Fahri Isufi, teksa deputeti Abrashi thotë se ishte kënaqësi bashkëbisedimi me ta.
“Parlamentin e Kosovës sot e vizituan një grup të rinjësh nga Forumi Rinor i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Dega në Mitrovicë të kryesuar nga Fahri Isufi. Ishte kënaqësi bashkëbisedimi me këta të rinjë për vizionin e tyre për Kosovën”, ka shkruar Abrashi.







