Seanca e Kuvendit

Deputetët s’marrin pjesë në votim, dështon ratifikimi i marrëveshjes me Bankën Evropiane për hekurudhat

Shqyrtimi i projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10 B” ka dështuar në seancën e sotme të Kuvendit pasi nuk pati vota të mjaftueshme.

Vetëm 72 deputetë votuan për ratifikimin e këtij projekti, nga 81 sa duhet për të kaluar.

PDK-ja e AAK-ja nuk votuan, ndërsa LDK-ja votoi për pasi e konsideroi si “projekt jetik për Kosovën”.

PDK-ja e AAK-ja kanë thënë se nuk do ta votojnë asnjë marrëveshje ndërkombëtare.