Deputetët shpërfillin rekomandimet e IKSHPK-së, pa maska e “ngjitur” me njëri-tjetrin në seancë

Para pak minutave ka filluar seanca plenare e Kuvendit të Kosovës dhe para hyrjes në sallën kryesore të Kuvendit, deputetët dhe kabineti qeveritar u kontrolluan nga stafi mjekësor.

Ajo çka bie në sy është se as deputetët e as kabineti qeveritar nuk janë duke i respektuar rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për mbajtjen e distancës fizike dhe maskave.

Nga kabineti qeveritar, maskë ka vendosur vetëm kryeministri Avdullah Hoti, ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, ministri i Bujqësisë, Besjan Mustafa dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Por, ashtu si deputetët as kryeministri e as ministrat nuk janë duke e respektuar distancën fizike si masë preventive për parandalimin e përhapjes së koronavrusit.

Në fillim të kësaj seance, kryeparlamentarja Vjosa Osmani apeloi te deputetët që të vazhdojnë të ruajnë distancën dhe të respektojnë rekomandimet e IKSHÇK-së të cilat sipas saj janë ende në fuqi.

Madje, Osmani u kërkoi deputetëve që të mos e përdorin foltoren, në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e mundshme të virusit, anipse ajo po dezinfektohet vazhdimisht gjatë seancës.

Kujtojmë që momentalisht në Kosovë janë 354 raste aktive me koronavirus.