Deputetët e VV-së vizitojnë pacientët me Covid19 në QKUK: 85% e tyre nuk janë të vaksinuar

Jeta Statovci, Driton Hyseni dhe Eman Rrahmani të shtunën qëndruan për disa orë në Qendrën Klinike Universitare ku vizituan pacientët e infektuar me COVID-19.

Statovci tha se përshkallëzimi i pandemisë ka rënduar kapacitetet spitalore dhe kërkon angazhim maksimal të personelit të QKUK-së.

Ajo po ashtu bëri të ditur se rreth 85% e pacientëve në trajtim nuk janë të vaksinuar.

Postimi i plotë:

Për disa orë, sot bashkë me kolegët Driton Hyseni dhe Eman Rrahmani qëndruam në QKUK, ku vizituam klinikat e kujdesit për pacientët e infektuar me COVID-19 për të parë nga afër kujdesin që po u ipet në trajtimin.

Nga Drejtori i SHSKUK-së Dr. Valbon Krasniqi u njoftuam me gjendjen e kapaciteve spitalore dhe me gjendjen e të infektuarëve, furnizimi me barna dhe segmente tjera.

Gjithsesi përshkallëzimi i pandemisë ka rënduar kapacitetet spitalore dhe kërkon angazhim maksimal të personelit të QKUK-së, për qka si deputetë kuvendi i falënderuam për dedikimin e tyre në përballje me pandeminë!

Raporti ditor i shpalosur tregon se rreth 85% e pacientëve në trajtim nuk janë të vaksinuar. Kjo nga praktika forcon argumentin se vaksinimi është metoda më efektive dhe mbrojtja me e mirë kundër hospitalizimit nga Covid-19.