Rozeta Hajdari

Deputetët e pushteti “çele guri gojën” për skandalin me grurë: Disa i gjuhen zyrtarit të MINT, disa gazetarëve

Ministria e Tregtisë e drejtuar nga Rozeta Hajdari – edhe njëherë tjetër – u kthye në qendër të vëmendjes për shkak të një tjetër afere pas publikimit të incizimeve të reja nga gazeta Nacionale pas asaj të “Vajit”. Bëhet fjalë për aferën e “Grurit”. Publikimi i këtyre incizimeve ka shkaktuar reagim të madh te qytetarët, shoqëria civile e partitë opozitare. Por, ata që nuk “dënjuan”, ta thonë një fjalë të vetme për skandalin ishin deputetët e pushtetit. Çka ndodhi?

Pas publikimit të aferës me grurin e rezervave shtetërore, pati një reagim të madh të qytetarëve. Ata përveq se ndërvepruan me audion e publikuar në Gazetë, postuan edhe në profilet e tyre, qendrimet në lidhje me këtë temë. Shumë nga qytetarët të indinjuar me atë që po dëgjonin, shkruanin komente edhe tek deputetët e partisë në pushtet, të cilën në fakt s’u morën fare me skandalin. Paradoksalisht deputetët e pushtetit, u morrën me zyrtarin që s’pranonte të nënshkruante dokumente në dëm të buxhetit, e me gazetarët që po avokonin kundër korrupsionit në institucione.


Ajo që “ra në sy”, gjatë audio-inçizimit të publikuar dje ishte presionin publik ndaj një çertifikuesi brenda ministrisë së Tregtisë (MINT), dhe kjo, për të çertifikuar një pagesë të grurit që ende nuk dihej nëse kishte ardhur i ka kushtuar këtij të fundit me etiketime nga njerëz të pushtetshëm.

Më i rëndi ishte Armend Muja. Por, del se edhe gruaja e tij punon në po të njëjtin vend pune dhe ka punuar edhe derisa kjo ministri drejtohej nga Nisma për Kosovën. Për më tepër edhe një ndër këshilltarët krysor të Kurtit, ishte këshilltar i Kryetarit të Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj.

Muja në postimin e tij në Facebook, për të mbrojtur partinë, thjesht e etiketon si “ish funksionar të Nismës” çertifikuesin brenda Mininistrisë por pa folur në lidhje me skandalin e grurit. Ndërkaq për Nismën thotë se është e “çertifikuar për punësime partiake e familjare”.

Disa orë pas publikimit të audios, e zbulimit të këtij skandali, disa deputet filluan “gjuetinë”, ndaj gazetarëve, e cila u “kurorëzua”, me reagimin e vet Ministrisë së Tregtisë, kur me anë të një reagimi, në vend se të sqaroheshin për qytetarët në lidhje me skandalin, ata u morën me publikuesin, madje duke etiketuar e pretenduar për paligjshmëri.

Opozita kërkon llogaridhënie

Publikimi i incizimeve të reja është me reagim të ashpër mga opozita që ka reaguar ndaj aferës. Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në një reagim në Facebook ka ngritur akuza të ashpra ndaj pushtetit pas publikimit përgjimeve.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka akuzuar qeverinë se ka “futur duart në sofrat e qytetarëve”.

“Nga keqpërdorimi i qindra miliona eurove në energji, sot, Qeveria e Albin Kurtit, me emblemën e rreme të shpresës në ballë, ka futur duart edhe në sofrat e qytetarëve, duke vjedhur edhe produktet bazike ushqimore të rezervës shtetërore.” – ka shkruar Krasniqi.

Ai tutje ka thënë se afëra e grurit është vulë e mentalitetit qeverisës e pushtet të përqendruar në korrupsion e keqpërdorim.

“Afera e fundit – afera e grurit – është vulë e mentalitetit qeverisës të këtij pushteti të përqëndruar në korrupsion e keqpërdorim. Nuk ka ku shkon më poshtë se kaq. Apo ka?” – ka shkruar ndër të tjera kreu i PDK-së.

Një tjetër zë kritik që ka reaguar ndaj skandalit të grurit është zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi. Ajo e ka quajtur këtë skandal një të vërtetë të dhimbshme dhe shqetësuese.

Sipas saj, kjo situatë tregon presionin dhe dhunën që ushtruan politikanët ndaj stafit civil në Ministrinë e Tregtisë.

Halimi ka theksuar se ky skandal reflekton mënyrën e qeverisjes së diktatit, duke sjellë në dukje mungesën e drejtësisë dhe të besimit të qytetarëve ndaj pushtetit aktual.

“Skandali ‘gruri’ – i raportuar në media – me ç’rast vendi mund të këtë humbur hiç më pak se gjashtë milionë euro, shpërfaqi sërish një të vërtetë të dhimbshme e shqetësuese; presionin e dhunën e ushtruar nga politika e Albin Kurtit mbi stafin civil. Personazhi i përfshirë në përgjime, Enveri, është imazhi i realitetit, ku shërbyesit civil të cilët kanë prit e përcjellë pushtete politike, i janë nënshtruar sot partisë-shtet”, ka shkruar ajo në Facebook.

Edhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka akuzuar qeverinë për shkelje të ligjit dhe keqpërdorimit të fondeve publike.

Ajo ka thënë se incizimet e tilla janë pasqyrë e qeverisë. Sipas saj, shteti u vu kundër Enver Hajrullahut që ishte për ligj e drejtësi.

“Shantazh. Intimidim. Keqpërdorim. Në fjalët e tyre: Llugë! Miliona euro të paguara, mungesë e madhe e grurit në rikthim. Enveri, zyrtari i vetëm për ligj e drejtësi. Pastaj shteti u vu kundër tij. Kjo është pasqyra e kësaj Qeverie. Abuzo e shkel, gjithçka dhe këdo që del përpara. 2 vjet, 4 muj e 10 ditë të Qeverisë Kurti II me të njëjtin sistem: Në emër të shpresës!”, – ka shkruar ajo.