Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu thotë se që nga data 7 mars Kuvendi i Kosovës nuk po arrin të bëj harmonizimin e Ligjit për Sponsorizime dhe Ligjit për Tatimin në të Ardhurat e Koorporatave, sepse, sipas tij, disa nga deputetët opozitar (LDK -LVV) nuk po marrin pjesë në votim.

“Edhe pse të gjithë e dinë se ky amendament i hap rrugë zhvillimit të sportit dhe kulturës përmes sponzorizimev, mos votimi në dy seancat e fundit me datë 30 maj dhe 19 qershor ishte zhgënjyes për të gjithë sportdashësit prandaj edhe reagimi i sportisteve, trajnerëve, klubeve, federatave dhe KOK-ut ishte më se i arsyeshëm”, thotë Haxhiu, shkruan Ballkani.info.

Sipas tij, mosvotimi i këtij amendamaneti pamundëson implementimin e Ligjit për Sponsorizime në Fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i cili ka hyrë në fuqi me 19.01.2017.

“Amendamenti të cilin e kam propozuar në Projektligjin për Tatimin në të Ardhurat e Koorporatave mundëson harmonizimin dhe përfundimisht implementimin e Ligjit Nr.05/L-090 për Sponsorizime në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Shpresoj që në seancën e rradhës deputetët të jenë në nivel të detyrave dhe përgjegjësive karshi artistëve dhe sportistëve tanë të cilë po na bëjnë krenar të gjthëve pa dallim. Harmonizimi i këtyre dy ligjeve do të mundësoj mbështetjen e zhvillimit dhe avancimin e kulturës, rinisë dhe sportit përmes sponsorizimeve”, thotë Haxhiu. /Ballkani.info/