Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka propozuar në Kuvendin e Kosovës, të vazhojnë pikat e rendit të ditës pasi që në Kuvend nuk ka kuorum që të votohet mocioni.

Propozimin e deputetes Musliu, e ka përkrahur edhe kryesia e PSD-së, LDK-së, përcjell Ballkani.info.

Deputeti nga radhët e NISMA-s, Milaim Zeka, ka thënë se mund të vazhdojnë me rendin e ditës të cilin e ka pasur në plan ndërsa nga ora 18:00 në mbrëmje mund të mblidhen të gjithë bashkë që të vazhdojnë votimin e mocionit, ku do të duhet të jetë prezent edhe Kryeministri Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj, ka kërkuar që të mirëkuptohet kërkesa dhe të gjithë deputetët të jenë prezent në ora 18:00 në Kuvend.

Shumica e deputetëve të LDK-së dhe Vetëvendosjes nuk ishin prezent në sallë. /Ballkani.info/