Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe deputetë të PDK-së, janë paraqitur sot në seancë lidhur me rrahjen që kishte ndodhur në Kuvend, muaj më parë.

Raportohet se të dy palët janë pajtuar që ‘kjo çështje të kryhet me negocim’.

“Pas konsultimit, jemi dakord që kjo çështje të kryhet me negocim”, ka thënë avokati i Besnik Bisimit, Florent Latifi.

Duke qenë që seanca ku kishte shpërthyer rrahja mes deputetëve të PDK-së dhe VV, pyetja që kemi këtu, është se a ishte ky pajtim, pjesë e darkës në mes të Memli Krasniqit dhe Albin Kurtit.

Sa i përket negocimit, kjo fjalë në Qeverinë Kurti është sinonim i njohur me kontrata njëburimore – me negocim.

Janë mbi 700 sosh, në vlerë mbi 200 milionë euro, që janë nënshkruar në këtë mandat qeverisës.