Deputetët akuzojnë LDK-në për fshehje të letrës së ish gjytarit të EULEX-it që e akuzon misionin se montoi procese kundër UÇK-së

Ka nisur dhe ka përfunduar me përplasje të ashpëra mes deputetëve mbledhja lidhur me letrën e një ish gjyqëtari ndërkombëtar drejtuar Komisionit për Legjislacion ku ai bën thirrje të hetohen një mori shkljesh të brendshme në EULEX.

Letra e bërë publik nga RTK-ja para disa ditësh, kishte arritur në zyrat e këtij komisionit, përkatësisht në adresën e kryetarit të saj, deputetit nga LDK-ja, Shkëmbë Manaj në mesin e verës, por ai nuk i kishte informuar kolegët për ekzistencën e saj.

Pikërisht kjo ka qenë arsyeja që deputetët nga PDK-ja, AAK-ja dhe NISMA e kanë akuzuar atë për fshehje të kësaj letre e cila ka pretendime shumë serioze dhe të ndjeshme.

Në atë letër, ish presidenti i gjyqtarëve të EULEX- it , Malcom Simons pretendon EULEX ka montuar procese kundër krerëve të UÇK-së.

Në dokumentin të cilin “RTK” e ka siguruar nga një burim i sigurt brenda misionit shkruan se:

“EULEX-i është duke i ndjekur ish komandantët UÇK-së, BE-ja po punon shumë që të impresionojë Serbinë dhe të mbajë gjallë dialogun Prishtinë-Beograd. Shumica e rasteve ku janë duke u akuzuar krerët e UÇK-së janë duke u trajtuar keq”

Këto akuza të gjyqtarit ndërkombëtar ishin bërë publike edhe në 2018, por ishin heshtur. Ai sërish e ka risjellur këtë temë duke nisur letër në adresë të Kuvendit të Kosovës dhe është shprehur I gatshëm të dëshmoj edhe personalisht nëse ftohet.