Depueti i AAK-së: S’i kuptoj ata që kontribuan në çlirim, e që sot rrin krah atyre që UÇK-në e quajnë terroriste

Depueti i AAK-së, Gazmend Syla, ka shkruar një status në Facebook, ku kritikon ata që kontribuan në çlirimin e Kosovës, por që sot rrinë krah atyre që etiketojnë luftën e UÇK-së.

Ai ka thënë se nuk mund ta kuptojë se si ata e bëjnë këtë gjë, për derisa u ka bërë thirrje që të reflektojnë.

“Me çudit fakti se si disa gra e burra, që kontribuan ndër vite për çlirimin e Kosovës, sot vazhdojnë krah për krah atyre që luftën e tyre dhe mijëra Dëshmorëve e Martirëve e quajnë terroriste”, ka shkruar Syla.

Ai ka kërkuar që bashkëveprimtarët të distancohen nga njerëzit që fyejnë luftën. “Bashkëveprimtarë, thirrni mendjes dhe distancohuni nga njerëzit që po e fyejnë Luftën tonë”, ka shkruar ai në fund.