Deponi mbeturinash edhe në Ferizaj, nxënësit e studentët çdo ditë parakalojnë afër tyre

Pas publikimit të pamjeve nga Prizreni, ku një deponi mbeturinash është e vendosur krejtësisht afër shtëpive dhe vendbanimeve, qytetarët kanë dërguar pamje nga qyteti i Ferizajt, ku afër dy  shkollave e fakultetit mbeturinat janë të vendosura gjithandej rrugës.

Më saktësisht këto mbeturina janë të vendosura tek Universiteti i Shkencave të Aplikuara, shkollës ekonomike “Faik Konica” dhe një shkollë tjetër fillore.

Ata tregojnë se janë ankuar në komunë disa herë por se nuk kanë marrë asnjë përgjigje, ndërsa tani nuk dinë se ku tjetër të drejtohen.