DASH

Departamenti i Shtetit: Presim vazhdim të bashkëpunimit me qeverinë e ardhshme të Serbisë

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin bashkëpunim të vazhdueshëm me qeverinë e ardhshme të Serbisë.

“Ne presim bashkëpunim të vazhdueshëm me qeverinë e ardhshme të Serbisë për forcimin e qeverisjes demokratike, sundimin e ligjit dhe përmirësimin e stabilitetit rajonal, si dhe vazhdimin e rritjes ekonomike dhe përshpejtimin e përparimit të Serbisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, tha Miller në një konferencë për shtyp të hënën, shkruan Tanjug.

I pyetur për parregullsitë e raportuara në ditën e zgjedhjeve, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit tha se SHBA-të nuk do të komentojë raportet paraprake të misionit monitorues të OSBE-së.