SHBA

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Drejtori kryesor për politikat europiane të NATO-s pati konsultime për mbrojtjen me Maqedoncin në Kosovë

Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka njoftuar për vizitën e drejtorit kryesor për Politikat Europiane të NATO-s, Alton Buland në Kosovë.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi përmes një postimi në “X” se ai pati “konsultime dypalëshe të mbrojtjes SHBA-Kosovë” me ministrin kosovar të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Një delegacion amerikan nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes i prirë nga Alton Buland, Drejtor kryesor për Politikat Europiane të NATO-së në Zyrën e Sekretarit të Mbrojtjes, qëndroi të shtunën për një vizitë në Kosovë, ku u pritën nga ministri Ejup Maqedonci.

Në një komunikatë të lëshuar nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së u tha se qëllimi i kësaj vizite ishte diskutimi i prioriteteve dhe bashkëpunimit dypalësh në aspektin e sigurisë dhe përkrahja për zbatimin e planit 10 vjeçar të FSK-së për transformimin në një forcë mbrojtëse territoriale profesionale, multi-etnike dhe ndërvepruese nga NATO.

Nga Departamenti i Mbrojtjes amerikane thanë se zyrtarët amerikanë ndanë informacione rreth projekteve që synojnë të ndihmojnë në përmirësimin e aftësive dhe ndërveprimit të FSK-së, angazhimet e ardhshme ushtarake-ushtarake, Programin e Partneritetit Shtetëror me Gardën Kombëtare të Iowa-s dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Buland nga zyra e Sekretarit të Mbrojtjes vlerësoi Kosovën për arritjet që FSK-ja ka bërë në fazën e dytë të planit gjithëpërfshirës të tranzicionit dhe ka falënderuar ministrin Maqedonci për kontributin e FSK-së në Ukrainë duke përfshirë ofrimin e trajnimeve dhe ekspertizës në deminim.

VIDEO BONUS: Largohet trupi i pajetë i të aksidentuarit para MAShTI-t

https://www.youtube.com/watch?v=DlHWY__La18