Dentisti i njohur ngre shqetësimin: Kushtet higjeno-sanitare në shkollat tona janë të mjerueshme!

Shkruan: Xheladin Ujkani:

Ne Kosove kemi rreth 1150 institucione te arsimit fillore dhe te mesem, me rreth 350-400 mije nxenes.

Ne shumicen e ketyre institucioneve, kushtet higjeno sanitare jane per keqardhje, te mjerueshme. Fatkeqesisht.

Pra, mundesite per hapjen e shkollave ne gjendjen ekzistuese te tyre, ne kete faze dhe ne keto rrethana te Pandemise, jane minimale edhe ne fillim te shtatorit. Vendet e shtetet e zhvilluara mund ti hapin shkollat edhe tani ose javeve ne vazhdim, por ata kane kushte per pune.

Pra, edhe nese mendojme te rikthehemi ne pune e ne aktivitete te perditshme javeve e muajve ne vazhdim, nxenesit nuk mund te rikthehen ne bankat e tyre shkollore.

Normal, nese nuk nderhyhet me urgjence ne riorganizim te procesit mesimor, ne ndertimin e shkollave te reja ne vendet e lagjet ku ka mungese te tyre, si dhe ne investime ne shkollat ekzistuese sa i perket krijimit te kushteve te nevojshme per mbajtjen e higjenes personale nga ana e nxenesve, si: rritjen e numrit te WCve dhe te lavabove per pastrimin e duarve.

Eshte e pamundshme te hapen shkollat ne gjendjen aktuale, ku ne disa shkolla, kemi deri ne 45 nxenes ne klase, me 10 klasa per çdo paralele dhe me vetem dy-tre WC e dy-tre lavabo per rreth 1000 nxenes ne nje ndrrim, te paradites ose pasdites . Si mund tu themi femijeve pastroni duart kur jeni ne shkolle kur njeri nga ta mund ti kete 500 femije te tjere duke pritur ne rend per pastrim te duarve…!?

Pra, paralel me mesimin ONLINE, Ministria e Arsimit ne bashkepunim me Kuvendet Komunale duhet te filloj punen ne drejtimet qe permenda, veq prioriteteve tjera te tyre. Pse jo, me kete rast te mendohet edhe per hapjen e kuzhinave per ushqim, gje e cila do te ndikonte ne ushqyerjen e tyre me te mire e me te shendetshme dhe pamundesine e hapjes se infeksioneve tjera, duke perfshire ketu edhe kete aktual. Normal, nese deri ne shtator, ende jemi ne situate te ngjashme ose me lehtesuese. Besoj nuk do te ishte keq.

Autori është dentist i njohur i fëmijëve dhe i cili ka realizuar disa projekte në shkollat fillore të Kosovës