Dentistët shpesh këshillojnë heqjen e dhëmballëve të pjekurisë, por a është kjo diçka e gabuar?

Mosha pas të 20-ave, është mesatarisht mosha kur fillojnë dhe dalin dhëmballët e pjekurisë. Për janë të shpeshta rastet kur dentistët na këshillojmë që t’i heqim.

A është vërtet e nevojshme t’i heqim dhëmballët e pjekurisë?

Fillimisht, këto janë disa shenja që tregojnë se nuk duhet t’i hiqni dhëmbët e pjekurisë:

–Nëse janë të shëndetshëm.

–Nëse janë rritur plotësisht.

–Nëse janë shfaqur në një zonë të duhur dhe nuk pengojnë në funksionimin normal të dhëmbëve tjerë.

– Nëse janë të lehtë për t’i pastruar gjatë higjienës ditore orale.

Rastet kur mund të merrni në konsideratë heqjen e tyre:

–Kur dhëmbët e pjekurisë nuk janë rritur pjesërisht. Vështirësitë që shfaqen me higjienën e tyre dhe, si rezultat i kësaj, një akumulim i madh i baktereve mund të shpie drejt sëmundjeve të ndryshme orale.

–Nëse nuk ka mjaftueshëm hapësirë për t’u shfaqur dhëmbi, pra rritja e tij rrezikon dëmtimin e dhëmbit afër tij.

–Nëse ndjeni dhimbje në zonën ku shfaqet.

–Nëse mishi afër është i infektuar, etj.