Prindi i një vajzë 13-vjeçare nga Divjaka denoncoi në polici ngacmimin seksual ndaj të bijë 13-vjeçare. Kjo e fundit i kishte thënë të atit se e ngacmonte një 55-vjeçar. Rastin në fjalë e kishte zbuluar gjyshja e vajzës, e cila nuk shkoi për 1 muaj në shkollë. E kontaktuar nga emisioni STOP, vajza tha se kur ikte për të blerë diçka, 55-vjeçari e ndiqte, i tregonte 10 mijë lekë dhe i bënte veprime të pahijshme me gjuhë, duke i thënë hajde këtu.

Pasi babai i të miturës bëri denoncimin, 55-vjeçari u arrestua, por më pas gjatë mbrëmjes u la i lirë. Më pas një inspektor policie me emrin Valter, vjen në shtëpinë e tyre dhe nxjerr jashtë të gjithë përveç gjyshes dhe vajzës së mitur. Polici u tha të dyjave të firmosnin në një dokument, që e moshuara nuk mund ta lexonte dot pasi ishte e vjetër. Të njëjtën gjë inspektori bëri dhe në shkollën e vajzës dhe mori sërish një firmë të saj, në praninë e drejtorit dhe nëndrejtoreshës.

Duke parë neglizhencën nga ana e policisë, babai i vajzës i drejtohet emisionit “STOP”. Pasi bëri denoncimin ai shkon në komisariat për të marrë vesh në cilën fazë ishin hetimet, por në vend të merrte përgjigje është rrahur në mënyrë barbare dhe është mbajtur brenda për një orë. U desh madje edhe ndërhyrja e ambulancës, pasi babai i vajzës kishte marrë plagë të rënda.

Në prezencë të kamerave të STOP, ai pranoi dhunën e ushtruar nga policia. Ndërkohë shefi i komisariatit nxorri jashtë kameranin, duke e kërcënuar me përballje në gjykatë. Ndërkohë mjeku në poliklinikën e Divjakës, pohoi se babai i –vjeçares ishte dhunuar dhe kishte marrë goditje në krahëror.

Më pas STOP iu drejtua sërish godinës së Policisë së Divjakës, por shefi i krimeve, i cili kishte në dorë denoncimin e vajzës u përgjigj në mënyrë fyese dhe aspak etike.Ndërsa SHÇBA ka nisur një hetim për rastin në fjalë, personi që ka ngacmuar seksualisht të miturën endet rrugëve i lirë.