Wahabizmi

Denoncohet një xhami në Kosovë, fëmijëve u mësohet Wahabizmi

Në një xhami në Kosovë ka shqetësime se fëmijëve po u mësohet për Wahabizmin, një ideologji e cila konsiderohet në kundërshtim me shumicën e praktikave të islamit.

Bëhet fjalë për xhaminë Kushumli në Pejë, me imam Ernes Goga, raporton Paparaci.

Atje, gjatë mësimeve të fëmijëve në Kurset e Fesë të organizuar nga BIK-u mësohet Wahabizmi, duke filluar nga Namazi dhe kushtet e Namazit sipas Muhamed bin Abdulvehabit.

Kjo ka nxitur diskutime lidhur me masat e nevojshme për të parandaluar përhapjen e kësaj ideologjie, si dhe nëse për këtë rast është e informuar Kryesia Qendrore e Bashkësisë Islame në Kosovë.

Qytetari Adem Ademi ka denoncuar rastin ku njofton se në një periudhë prej më shumë se dy vitesh fëmijëve u mësohet për Wahabizmin, e që më parë nuk ka ndodhur.

Siç pohon denoncuesi, “aty mësohet se kushtet e namazit janë 9, e që në të vërtetë sipas librit të publikuar nga BIK dhe Naim Tërnava, kushtet e namazit janë 12.

Tutje, Ademi njofton se sipas informatave që ata posedojnë, ligjëruesi nuk ka të përfunduar as Medresenë.

Shkas kësaj, lindin pyetjet nëse BIK ka qenë i njoftuar për besimin e tij para se të punësohej në atë xhami si dhe nëse momentalisht janë në dijeni për veprimet e tij.

Kjo nuk është hera e parë që nëpër xhami fëmijëve u mësohen gjëra të ndryshme nga atë çka në të vërtetë e thotë islami.

Paparaci kishte raportuar edhe se si xhamia Mati 1 në Prishtinë, me imam Fadil Musliun kanë keqpërdor fëmijët duke i mësuar fëmijët se si mund t’i bindin prindërit të mos e festojnë Vitin e Ri.

Ndërkohë që Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) është distancuar nga ai aktivitet. Këshilli i Bashkësisë Islame i Prishtinës ka thënë se do ta intervistojë imamin e xhamisë Mati 1, Fadil Musliu.

Të gjitha këto raste, po sjellin debate mbi rolin e xhamisë në edukimin fetar dhe interpretimin e riteve të ndryshme në islam.

VIDEO BONUS: Mjeku kosovar tregon se e a kanë dëmtuar vërtetë imunitetin, vaksinat kundër Coronavirusit