ShBA

Dënohet me 25 vjet burg burri që vrau shoferen që parkoi veturën para shtëpisë së tij

Kevih Monahan, 66-vjeçari që vrau një grua sepse ajo parkoi veturën para shtëpisë së tij në shtetin e Nju Jorkut, është dënuar me të paktën 25 vjet burg dhe deri në burgim të përjetshëm.

Monahan u dënua për vrasje të shkallës së dytë të 20-vjeçares Kailyn Gillis në prill  të vtit 2023. Ajo po drejtonte makinën e saj dhe aksidentalisht përfundoi në parkingun jashtë shtëpisë së Monahan, duke kërkuar për një shtëpi tjetër në qytetin e Hebronit, ku po bëhej një festë.

“Është e rëndësishme që njerëzit të dinë se nuk është në rregull të vrasësh njerëz vetëm sepse pse parkuan para shtëpisë së dikujt”,  tha gjyqtari Adan Michelini, duke shtuar se ishte e rëndësishme që Monahan të qëndronte pas hekurave në mënyrë që të mos dëmtojë njerëzit e tjerë.

Gjykatësi i shtoi atij në dënim  edhe 4 vite të tjera për shkak të përpjekjes së Monahan për të fshehur armën që përdori për të kryer vrasjen dhe vuri në dukje se ai nuk ishte penduar.

Vdekja e Kailyn Gillis tërhoqi vëmendjen në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Kjo vrasje ndodhi vetëm disa ditë pasi 16-vjeçari me ngjyrë Ralph Jarl u qëllua në kokë në Kansas City pasi trokiti në derën e gabuar. Ai u plagos nga një 84-vjeçar.

Gillis u vra kur ajo dhe një grup shokësh u futën në parkingun përpara shtëpisë së Monahan. Ai qëlloi dhe një nga plumbat e goditi në qafë. Ajo ishte ulur në sediljen e pasagjerit dhe i dashuri i saj ishte duke vozitur.

Monahan pretendoi se gjithçka ishte një aksident dhe se pushka nuk po funksiononte siç duhet. 

BONUS VIDEO| AUV kreu 76 mijë inspektime në vitin 2023, asgjësoi mbi 1 milion produkte ushqimore