Gjykata Themelore në Pejë e ka dënuar me 23 vjet burgim të akuzuarin Janifer Gashi, për vrasjen e tani të ndjerit I.G., në Kryshec të Pejës.
Shpalljen e këtij aktgjykimi e bëri të mërkurën kryetari i trupit gjykues, Shaqë Curri, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ndaj të akuzuarit Gashi, për veprën penale “Vrasje e rëndë”, gjykata i ka shqiptuar dënim me burgim prej 22 vite.
Për veprën e dytë “Lëndim i lehtë turpor”, u dënua me 1 vit burgim dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”, me 1 vit burgim.
Andaj, konfrom nenit 76 të Kodit të Procedurës Penale, gjyqtari Curri, i shqiptoi dënim unik me burgim prej 23 vite, në të cilin dënim do t’i llogaritet edh koha e kaluar në paraburgim.
I akuzuari në emër të shpenzimeve procedurale obligohet të paguajë shumën prej 400 euro dhe në emër të paushallit gjyqësor shumën prej 100 euro si dhe 50 euro në emër të fondit të viktimave të krimit.
Të dëmtuarit, për realizimin e kërkesës pasurore-juridike udhëzohen në kontest civil.
Me aktvendim të veçantë, të akuzuarit i vazhdohet masa e paraburgimit derisa aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar.
Ndryshe, aktakuza e ngritur nga Prokuroria e Pejës më 13 mars 2023, e ngarkonte të akuzuarin Janifer Gashi, që më 28 qershor 2022, rreth orës 21:04 min, në fshatin Kryshec, Komuna e Pejës, para lokalit “Shelnja” për shkak të mosmarrëveshjeve të mëparshme në mes të pandehurit dhe tani të ndjerit I.G, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin I.G, si dhe me ç’rast me dashje i shkakton lëndim të lehtë trupor të dëmtuarit F.G. dhe po ashtu me dashje ka rrezikuar edhe jetën e tani të dëmtuarve Z.G., D.G., L.G. dhe F. G.
Sipas aktakuzës, thuhet se me këtë ka kryer veprën penale të “Vrasjes së rëndë” nga neni 173, pika 1.5 të KPRK-së si dhe veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, nga neni 185, par.2 lidhur me par.1, pika 1.1 të KPRK-së.
Gjithashtu në dispozitivin e tretë, i akuzuari Gashi ngarkohej se në mënyrë të paautorizuar dhe në kundërshtim me Ligjin mbiarmë, ka mbajtur në pronësi dhe kontroll një pistoletë së bashkume një karikator dhe shtatë fishekë, me të cilën armë ditënkritike kishte shtënë pesë herë në drejtim të tani të ndjerit I.G.
Me këtë rast, thuhet i njëjti ngarkohej se ka kryer veprën penale“Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar tëarmëve” nga neni 366, par.1 të KPRK-së.







