Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar një inspektor të Komunës së Kamenicës me 15 muaj burgim, dënim me gjobë në shumën prej 300 euro, si dhe dënim plotësues ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike në kohëzgjatje prej 2 vjet pas mbajtjes së dënimit me burgim.

Kjo gjykatë njofton se e i akuzuari S. D., më datë 20.10.2017 në cilësinë e zyrtarit – Inspektor në Komunën e Kamenicës me dashje të drejtë për drejtë ka marr ryshfet nga i dëmtuari B. Sh. shumën prej 500 euro, në mënyrë që të lejoj të zhvillojë veprimtarinë e biznesit tij “TaxiCity”.

Pas bastisjes nga ana e zyrtarëve policorë në bashkëpunim me prokurorin e rastit, tek i akuzuari janë gjetur parat.

I akuzuari është gjykuar për këtë vepër në vitin 2018, mirëpo Gjykata e Apelit ka rikthyer lëndën në rigjykim.