Në ndeshjen Fiorentina-Inter protagonist u bë gjyqtari Rosario Abisso, i cili akordoi një penallti në minutën e 7-të shtesë, për më tepër një top që nuk u prek me dorë nga D’Ambrosio, mirëpo gjyqtari nuk e tërhoqi vendimin e tij edhe pse e pa në VAR rastin në fjalë.
Shefi i sektorit të gjyqtarëve, Nicola Rizzoli ka pasur një debat të ashpër me Abisson, sipas medieve në Itali, takimi mes tij dhe gjyqtarit ka zgjatur deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme dhe nuk kanë munguar ofendimet e kërcënimet.
Gjithsesi Abisso nuk ka shpëtuar pa u ndëshkuar për atë gafë që bëri në atë ndeshje.
Do qëndrojë për tre javë pushim, duke humbur të drejtën për të gjykuar një ndeshje gjatë kësaj periudhe. Si dhe nuk do të gjykojë më asnjë ndeshje të Interit deri në fund të sezonit.







