Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), e ka dënuar me 4 mijë e 500 euro subjektin Koalicionin për Familjen për shkak të gjuhës së përdorë ndaj komunitetit LGBTQI+.
Për këtë vendim të PZAP-it, Koalicioni për Familje ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme, raporton Ballkani.info.
Bartësi i Listës për Familjen, Eman Rrahmani, nuk është pajtuar me gjobën e vendosur nga PZAP-i.
“Nuk mund të na ndalni kurrë fjalën e kauzës tonë”, ka thënë ai.
Sipas tij është një agjendë që tendon me hup guximin e atyre dhe qytetarëve./Ballkani.info/







