Vjosa Osmani

Dënimi i Krivaqës e Sejdiut, Osmani: Le të jetë ky mesazh për të gjithë ata që zgjedhin dhunën ndaj grave si mjet

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se dënimi i Dardan Krivaqës, e Arbër Sejdiut, duhet të jetë mesazh për të gjithë ata që zgjedhin dhunën ndaj grave si mjet.

Osmani tha se autorët e femicidit meritojnë dënim kapital.

“Autorët e femicidit meritojnë dënim kapital. Ashtu siç u dënua sot vrasësi e torturuesi i Marigona Osmanit.
Le të jetë ky një mesazh për të gjithë ata që zgjedhin dhunën ndaj grave si mjet.
Dhuna nuk do të tolerohet!
Femicidi do të ndalet!”, shkroi Osmani.