Dënim qesharak prej 100 eurosh për qytetarin që tentoi të largonte pengesat e shtigjeve të biçikletave

Një qytetar i cili ishte incizuar teksa tentonte që përmes një kazme të largonte pengesat e shtigjeve të biçikletave në Prishtinë, u dënua me 100 euro gjobë.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Inspektoratit të Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri, i cili e ka publikuar gjobën dhe ka shtuar se “pengesa e verdhë nuk është larguar”.

Videoja në të cilën qytetari në fjalë shihet derisa e kryen një veprim të tillë, u publikua në Twitter nga kryetari i kësaj komune, Shpend Ahmeti.