Prizren

Dëmtuan ndriçimin tek memoriali i dëshmorëve në Prizren, rasti po hetohet

Një person ka informuar se persona të pa njohur kanë dëmtuar ndriçimin te memoriali i dëshmorëve dhe në mur kanë shkruar fjalë banale.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 09:00 në Kushnin-Has të Prizrenit.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur kanë dëmtuar ndriçimin tek memoriali i dëshmorëve dhe në mure kanë shkruar fjalë banale. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

VIDEO BONUS: