Dëmtohet duke luajtur 7-vjeçarja në Korçë, transportohet me helikopter drejt Tiranës

Një vajzë 7-vjeçare është rrëzuar aksidentalisht në një park lojërash në qytetin e Korçës dhe ka pësuar dëmtime të rënda.

Ngjarja ndodhi në lagjen 10 të qytetit jug-lindor, ndërsa 7-vjeçarja ka marrë dëmtime në kokë, që i rrezikojnë jetën.

Menjëherë janë marrë masat për t’i ofruar ndihmën e parë, ndërsa është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet.