Aksioni policor i Kosovës për arrestimin e grupeve kriminale në veri të Mitrovicës filloi që nga ora 06.00 e mëngjesit e vazhdoi deri në pasdite.

Pasi u qetësua gjendja, disa vetura u panë të dëmtuara.

Nuk dihet ende se kush i bëri ato, mirëpo shihet se disa automjeteve private i janë thyer xhamat dhe i janë shpërthyer gomat. /Ballkani.info/