Dëmtohen reflektorët e Kompleksit Memorial

Gjatë ditës së djeshme, është raportuar se në Shtime, persona të panjohur kanë dëmtuar reflektorët e Kompleksit Memorial.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke kryer hetimet, transmeton Ballkani.info.

Raporti i plotë i Policisë:

Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se persona të dyshuar e të panjohur kanë dëmtuar reflektorët e kompleksit memorial. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin. /Ballkani.info/