Demostat

Demostat: BE-ja e vetëdijshme për hipokrizinë e Serbisë ndaj Unionit

Ndonëse zyrtarët serbë, në krye me presidentin, Aleksandër Vuçiq përdorin shpesh shprehjen se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është qëllim strategjik i Serbisë, rrëfimi i tyre, si dhe ajo që publikohet në shumicën e mediave, karakterizohet nga ashpërsia ndaj Unionit, kështu që shumë fakte që kanë të bëjnë me projektet dhe ndihmën e Brukselit ose heshtën plotësisht, ose nuk flitet sa duhet, në mënyrë që serbët të mos jenë të vetëdijshëm se çfarë do të thotë në praktikë integrimi evropian, shkruan Qendra Hulumtuese-Botuese e Organizatave Jo-Qeveritare në Beograd (Demostat), në një analizë të publikuar të shtunën.

Deklarata e miratuar në samitin e fundit ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, sipas Demostat, tregoi qartë se Brukseli është gjithashtu i vetëdijshëm për hipokrizinë e autoriteteve në Serbi, e cila shpesh fsheh të dhëna për shtrirjen ekonomike ndihmat dhe investimet e BE-së në Serbi.

Demostat ka theksuar se Vuçiq në deklaratat e tij përmend “qëndrimin antiserb të Bashkimit Evropian”, ndërsa në raste të tjera thotë se BE-ja “na ka thënë se duhet të jemi më të përulur”.

“Nga ana tjetër, ai në disa raste ka theksuar se pret mbështetje financiare nga BE-ja për Serbinë, përfshirë edhe investimet e paralajmëruara”.

Shkalla e mbështetjes së serbëve për anëtarësimin në BE, vlerëson Demostat, do të ishte padyshim dukshëm më e lartë nëse autoritetet, nga niveli më i lartë republikan e deri te ato në zonat lokale, do të flisnin më shpesh dhe më konkretisht për projektet që nuk mund të realizoheshin pa fondet e veçuara nga Bashkimi Evropian.

Ajo që nuk flitet sa duhet, thekson Demostat, është fakti se BE-ja deri më tani ka investuar më shumë se 580 milionë euro në mbrojtjen e mjedisit në Serbi, ku Serbia ka investuar rreth 310 milionë euro.

VIDEO BONUS: Osmani paralajmëron dërgimin e draft statutit në Gjykatë, kërkon që pushteti e opozita të jenë unik