Demo Berisha, zëri i vetëm ‘shqiptar’ i “Sputnik-ut”, këndon këngë nacionaliste serbe në Rusi VIDEO

Demo Berisha, ish-pjesëtar i Ushtrisë Jugosllave, i cili kishte luftuar përkrah paramilitarëve serbë në Kosovë, pas pensionimit nga ushtria serbe ka një detyrë të re, atë të propaganduesit kundër shtetit të Kosovës dhe planeve për integrimin euro-atlantike të Kosovës dhe rajonit në përgjithësi.

Në realizimin e detyrave të tija antishqiptare, përveç në mediat serbe, Berisha është prezent edhe në Agjencinë ruse të lajmeve `Sputnik`, e cila cilësohet si zë i propagandës ruse dhe presidentit Putin, shkruan Ballkani.info.

Sputnik e shfrytëzon Berishën në cilësinë e analistit, si zërin e vetëm shqiptarë, për të lansuar të pa vërteta për Kosovën, Shqipërinë, si dhe për organizatat euro-atlantike të cilat kanë si qëllim stabilitetin dhe integrimin e Ballkanit në BE dhe NATO.   

Demo Berisha, në nëntor të vitit 2019 kishte vizituar Rusinë ku kishte marr pjesë në “Samitin Ruso-Ballkanik të Diplomacisë Popullore”, një formë e njohur e Rusisë për shtrirjen e ndikimit në Ballkan.

Në pjesën e dytë të dokumentarit `VIRUSSIA`, që flet për luftën hibride ruse dhe propagandën e Moskës zyrtare, tregohen xhirime ekskluzive nga vizita e Demo Berishës në Rusi,  i cili shihet duke kënduar këngë nacionaliste serbe.

Për më shumë shikoni pjesën e dokumentari ku flitet për rolin e Demo Berishës si zë i propagandës ruse në Ballkan. /Ballkani.info/